Qëllimi ynë është i përqëndruar në mbështetjen e komunitetit dhe në ndërtimin e platformave drejt rezutlateve pozitive, duke vepruar jo vetëm si entitet biznesi, por edhe si pjesë e komunitetit në të cilin veprojmë. Jo vetëm që jemi të përgjegjshëm në aktivitetet tona por edhe ndajmë përgjegjësinë me aksionarët në lidhje me promovimin e vlerave të shoqërisë, si brenda kompanisë ashtu edhe në komunitet.
Programi i përgjegjësisë shoqërore i bankës BPB zhvillon praktikat më të mira shoqërore, mjedisore dhe komerciale dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit. Përveç tjerash, programi përkrahë grupe të ndryshme të komunitetit, me qëllim të promovimit të të drejtave të barabarta në diversitet.
BPB ofroi përkrahje për institucionin parashkollor ‘Yllka’ në Prishtinë, duke ofruar falas materiale të mësimit dhe argëtimit për fëmijët e këtij institucioni, si dhe materiale tjera për zhvillim të aktiviteteve dhe mbarëvajtjen e punëve të përditshme.
Pas aktivitetit te fundit në përkrahje të fëmijëve qe BPB kishte zhvilluar vetëm pak ditë më parë, banka sot konfirmoi sërish përkrahje për fëmijët në vend, duke u bërë pjesë e iniciativës së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për komunitetin (EBRD’s Community Initiative).
Më 15 shtator 2017, BPB bëri shpërndarjen e librave dhe materialeve shkollore falas për nxënësit e shkollës ‘Teuta’ në Grashticë, Komuna e Prishtinës. Përkrahja simbolike e bankës për shkollën, motivoi nxënësit shumë të suksesshëm të kësaj shkolle, të vazhdojnë me shumë vullnet shkollimin dhe zhvillimin e tyre akademik dhe profesional.
Më 7 shtator 2017, banka e vendit ka konfirmuar përkrahjen për shoqatën ‘Aksioni për Nëna dhe Fëmijë’ dhe ngjarjen ‘Të vallëzojmë për nënat dhe fëmijët’, të organizuar me qëllim të mbledhjes së fondeve në përkrahje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë.
BPB, një ndër bankat më dinamike të vendit, përmes një aktiviteti humanitar ka mundësuar punësimin e dhjetëra Kosovarëve, pjesë e ndërmarrjeve dhe iniciativave të prodhuesëve vendor.
Në ditën e të dashuruarve, BPB bëri shpërndarjen e shpërblimeve falas për klientë të kësaj banke. Bileta VIP për çifte në kinemanë Cineplexx me menu të plotë të përfshirë si dhe një numër produktesh vendore, ishin pjesë e dhuratave të bankës për klientë të saj në ditën e të dashuruarve. Marigona Abazi, Enis Ajvazi, Doruntina Murati, Mustaf Beha dhe Venit Ajvazi janë fituesit e kësaj loje shpërblyese të bankës për klientë të saj, të lansuar në rrjete sociale kohë më parë.
Më 26 janar 2017, një numër studentësh prezantuan idetë e tyre të biznesit pranë panelit profesional të përbërë nga profesionistë të ndërmarrësisë. Duke qenë partner i zhvillimit dhe gjithmonë në përkrahje të komunitetit të biznesit në vend, BPB ka përkrahur financiarisht idenë më të mirë për biznes të studentëve të UBT.
Më 24 janar duke filluar na ora 19:00, shoqata Hair Kosova organizoi “Vitin e ri artistik të frizerëve”, takimin e bizneseve të ondulimit në Hotelin Emerald në Prishtinë për të festuar të arriturat gjatë vitit të kaluar dhe për të diskutuar mundësitë e zgjerimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të këtyre bizneseve në të ardhmen.
Ne e dimë që edukimi i gjeneratave është meritë e pazëvendësueshme e mësuesve tanë. Në ditën përkushtuar atyre, me 7 Mars, kujtuam momentet më të bukura të mësueses Nebahate Shehu gjatë mësimdhënies ndër vite. Kontributi i tyre mbetet i përjetshëm. Faleminderit!
Ne e dimë që momenti i sjelljes në jetë të më të çmuarve tanë është moment i pa zëvendësueshëm, për nënën dhe familjen. Në datëlindjen e 8-të të Kosovës festuam ardhjen në jetë të foshnjave të para të lindura në spitalin e Prishtinës, Ferizajit dhe Gjilanit. Qofshin me jetë të gjatë!
Ne e dimë që të paktën njëherë në vit çdo familje ka nevojë të festoj pa brenga. Me rastin e festave të fundvitit, e patëm një dëshirë – gëzimin t’a ndajmë edhe me të tjerët. Gëzuar festat familje të dashura!
Ne e dimë që për nxënësit tanë kurrë nuk është mjaft me lapsa e ngjyra…Kurrë nuk është pak kur sjellim buzëqeshje 🙂